Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me mos ekzekutimin e pagave për minatorët e Trepçësh tash e dy muaj.
Pacolli ka thënë se aq sa kushton “sfilata para hoteleve luksoze” në Paris, nga krerët e shteit me suitën e tyre të gjerë, do të mjaftonin për tejkalimin e krizës me minatorë.
E plotë:
Nuk ka paga për minatorët për arsye se nuk ka para….! ( po thonë)
Krerët e shtetit, me suitën e tyre të gjerë, janë të zënë “me sfilatat para hoteleve luksoze” në Paris. Atë që ata shpenzojnë në Paris do të mjaftonte me siguri për tejkalimin e krizës me minator!
Për informacion, lidershipi i Zvicrës që mori pjesë në hapjen e Olimpiadës në Paris është kthyer në Zvicër menjëherë të nesërmen pas hapjes së lojërave.