Nimon Krasniqi, ish i burgosuri politik, përmend shtatë pjesëtarë shqiptarë të UDB-as jugosllave që e torturuan për më shumë se gjashtë muaj.
Krasniqi, thotë se Mehmet Haski, Mehmet Loci, Xhelajdin Beqiri, Ismajl Nallbani, Qazim Mazrekaj, Dem Muja dhe Jakup Lonçari, janë UDB-ashët të cilët e kanë torturuar për më shumë se 6 muaj të tërë.
Krasniqi përmend këta persona si përgjegjës për torturat brutale ndaj tij dhe shumë të rinjve të tjerë shqiptarë.
“Këta janë ata famkëqinjtë që shpirtin ua kanë nxjerrë rinisë shqiptarë nëpër burgje. Shpirtin ua kanë nxjerrë. I kam përjetuar jo vetëm grushtin e tyre, por edhe nënçmimet njerëzore. Se edhe na akne pru deri të vetëvrasja. Gjithmonë e kemi shikuar dritaren, qysh me u gjuajt prej katit të tretë, me u largu prej duarve të tyre. Na kanë fyer shumë. Gjuhë denigruese, barbare… se sa torturat për ty nuk ish e rëndësishme më…”.
“Kur vjen një natë Dem Muja, se këta zakonisht torturat i bënin natën. Siç na ka marrë mendja neve edhe për shkak të njerëzve që ishin rrugëve, u niheshin gjëmat tona në gjysmë të qytetit. Dhe vjen atë Dema, ke mund me pa edhe në fytyrë që ishte i pitë me alkool. Na futshin në ujë të ftohet një herë, ka qenë janar dhe na dërgojshin nalt. Atë natë me zhveshën lakuriq, ishte e tmerrshme, s’kishte kuptim më jeta. Vjen prej një fshati të edukuar, edhe me shku me u desh lakuriq ishte ajo maja e së keqes… 7 kanë qenë atë natë rend, Dema i printe me Jakupin, edhe i dëgjojsha që kam me ia nxjerr tamlin e nënës ja ka më tregu e çka ka lidhje me Etem Çekun… se ish problemi më bë lidhjen…”, ka thënë Krasniqi “Debat Plus” të TV Dukagjinit.