Pas 3 vitesh nga ardhja e tyre në “Shihemi në Gjyq”, Qamilja dhe Fatjoni janë gati për të marrë përgjigje për problemin që i solli asokohe. Ish-bashkëjetuesja e Fatjonit, Dorina, nuk pranoi atësinë për djalin e tyre duke e lënë pa mbiemër dhe baba. Më pas, ajo u largua nga shtëpia duke sjellë një konflikt mes nënës e djalit që u paraqitën në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
Siç shpjegoi Eni Çobani, që prej vitit 2022 ka nisur një proces gjyqësor për të mësuar atësinë e vogëlushit, Fjoreldos. Gjatë seancave që ajo i ka ndjekur personalisht në mungesë të Fatjonit dhe Qamiles, nga pala tjetër nuk është paraqitur askush.
Megjithatë, më në fund ajo ka në dorë vendimin gjyqësor të cilin siç bëri me dije, do ta zbulojë ekskluzivisht për të dy ata por edhe për publikun. Një ekspert mjeko-ligjor ka marrë kampionët gjenetikë të Fatjonit, Dorinës dhe Fjoreldos për të bërë krahasimin në bazë të të cilit rezulton se:
“Nga krahasimi i profileve gjenetike të shtetasve Fatjon Harizaj dhe Fjoreldo Myrto arrijmë në përfundimin se këto prrofile paraqesin lidhjen gjenetike baba dhe bir. Saktësia e këtij rezultati është 99.9%”.