Berat Gjimshiti ka pranuar ofertën e ekipit të Al Rayyan, klubin e Katarit dhe pritet tashmë të zyrtarizohet aty.
Sipas gazetarit sportiv Klaudio Ndreca, si Gjimshiti dhe menaxheri i tij kanë rënë dakord për transferimin, ndërsa tashmë pritet vetëm “OK” i dhënë nga ekipi i Atalantës.
“Berat Gjimshiti pranon ofertën e Al Rayyan, menaxheri i tij po ashtu po shtyn për transferimin, mungon vetëm leja e Atalantës për të dërguar mbrojtësin shqiptar në Katar”, shkruan gazetari.