Kryeministri Edi Rama i ka dhënë shenjat se një pjesë e deputetëve të kësaj legjislature nuk do të jenë në lista për deputet të 2025. Nga Kongresi i Partisë Socialiste, pa dhënë emra ai u kërkoi ndjesë shqiptarëve për disa deputetët “përtacë”, siç i quajti ai që janë shumë larg detyrës së një të zgjedhuri të popullit.
“Dua tu kërkoj ndjesë për ata deputetë që nuk e kanë përmbushur Akoma minimumin jetik për detyrën që paguhen nga taksat e shqiptarëve shumë më mirë sesa shumica. U kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin vetëm për të më shoqëruar mua. Për ata deputetë që u del zëri vetëm për interesa të tyre dhe ata deputetë qysh se kanë zbritur në sallë, flasin njëherë në hënë sikur kanë ardhur në hënë”, tha Rama.
Ai foli për një mandate të katër, ku u shprej i bindur se do të marrin një fitore historike.
“Do hyjmë për fitoren më shembyllore të të gjithë serisë së pandërprerë të fitoreve tona”, tha Rama.