Distria Krasniqi ka kaluar me sukses në çerekfinale të Lojërave Olimpike ”Paris 2024”.
Kampionia olimpike në raundin e dytë shënoi fitoi ndaj indonezianes, Maryam Maharani, me ippon, kategoria -52 kg.
Xhudistes kosovare iu nevojiten vetëm 37 sekonda për ta mbyllur meçin me fitore.
Në çerekfinale, Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo.