Mërgimtarët tanë që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës shpesh ballafaqohen me mashtrime të kompanive të udhëtimit.
Kështu i ka ndodhur edhe dy mërgimtarëve që kishin rezervuar biletën me “Barileva Turist”, shkruan Jepi zë.
Ky qytetar ka treguar për “Jepi zë” se biletat i kishte rezervuar dy javë herët dhe dje i kishin telefonuar të dilnin në ora 22:30 tek vendi i pritjes.
Dy mërgimtarët kishin vepruar ashtu por në një moment atyre ju vije një mesazh se nuk ka vend të lirë.