Sonte vajza kosovare, Donjeta Sadiku, shënoi fitore të jashtëzakonshme në Lojërat Olimpike dhe nisi rrugën drejt medaljes.
E kur po transmetoheshin ndeshjet e lojërave olimpike – transmetim të cilin në Kosovë e bën RTK, këta të fundit e ndërprenë atë.
Arsyeja e ndërprerjes së transmetimit të lojërave olimpike që po mbahen në Paris, ishte transmetimi i Albin Kurtit në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës.
Kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë më herët, po thotë deputeti Behxhet Pacolli – i cili reagoi i nervozuar pas këtij skandali.
Reagimi i plotë nga Pacolli:
Asnjëherë më parë nuk kam përjetuar që televizioni publik të ndërpresë transmetimin e lojërave olimpike për të transmetuar një intervistë me Kryeministrin e Kosovës.” Kjo
ndodhi sonte nga Rtk qe ishte duke transmetuar boxin e lojrave olympike nga Parisi!😡