Edhe sot, pas disa dështimeve radhazi, qeverisja komunale në Gjilan nuk ka qenë e gatshme të jetë transparente me qytetarët e saj për t’u përballur me problemet dhe kërkesat e tyre. Në mungesë të medieve, po tentohet të kalohen pikat e rendit të ditës.
Kjo është e papranueshme për ne si LDK!
Një i dështuar në ekzekutivin e Gjilanit nuk mund ta dështojë Kuvendin Komunal sepse LDK nuk e lejon në asnjë mënyrë.
I pari i ekzekutivit i cili nuk do të mbahet në mend për asnjë punë në Gjilan, do të mbahet mend për ofendimet e tij sa herë që nuk i kanë shkuar gjërat ashtu siç ka planifikuar. Edhe sot, në mungesë të guximit për t’u përballur me opozitën dhe me dështimet e tij të muajve të fundit, ofendoi përseri në drejtim të LDK-së, me fjalët më të ulëta të mundshme.
Me këtë gjuhë të instaluar në Kuvendin Komunal, i bëjmë me dije këtij administratori të Komunës, që hendeku ynë i mosbashkëpunimit veçse po thellohet.
LDK i bën me dije këtij administratori për të satën herë se seanca nuk do të ketë pa u siguruar transmetimi medial!, thuhet ne reagimin per media te Deges se LDK-se.