Për shkak të klimës, bregdetit të bukur dhe detit të ngrohtë në detin Adriatik, Kroacia është një nga destinacionet e preferuara të turistëve nga e gjithë bota.
Por avantazhi më i madh i vendit mund të kthehet së shpejti në disavantazhin e tij më të madh, shkruan Indeksonline.
Rritja e numrit të kandilit të detit përgjatë bregdetit të Kroacisë është një problem serioz. Për fat të keq turistët përjetojnë takime të dhimbshme me këtë grabitqar detar gjithnjë e më shpesh.
Pickimet e kandilit të detit sjellin shqetësim dhe dhimbje trupore. Kontakti me këtë substancë shkakton një reagim të ngjashëm me djegie, skuqje, ënjtje dhe dhimbje.
Për këtë arsye turistët gjithnjë e më shumë po marrin me vete uthull në plazh. Kjo pasi që uthulla ndalon helmimin dhe lehtëson dhimbjen nga pickimi i kandilit të detit./Indeksonline/