Kolonat e mërgimtarëve kanë arritur në 1.500 metra te Dheu i Bardhë, kurse pritjet po zgjasin deri në dy orë e gjysmë.
Sipas përditësimit të fundit, pritje pak më të gjata se zakonisht ka edhe në Merdare dhe Muçibabë.
Në Merdare pritjet po zgjasin nga 10-15 minuta në hyrje, derisa në Muçibabë 5-10 minuta në hyrje e dalje.
Në pikëkalimet tjera kufitare pritjet janë 3 deri në 5 minuta.