Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Mbrojtja e fëmijëve dhe mbajtja e tyre e sigurt është një nga detyrat më themelore të prindërve.

Së fundmi, një video që tregonte një burrë duke drejtuar veturën me vajzën e tij të vogël në prehër është bërë virale në rrjete sociale.

Bëhet e ditur se videoja ka ngjallur shqetësim, me shumë përdorues që kritikojnë burrin për veprimin e tij “të papërgjegjshëm”.

Klipi u shpërnda në X nga Dr. Ashwin Rajenesh, një ekspert i mjekësisë urgjente.

Në video, vajza e vogël shihet duke fjetur e qetë në prehrin e babait, ndërsa ai është duke vozitur, përcjell Telegrafi.