Asgjë nuk duhet besuar nga Serbia.
Kjo është bindja e avokatit të autorizuar nga familja Hajrizi për të kthyer trupin e pajetë të Faton Hajrizit.
Avokati Arianit Koci kishte thënë se do të kthehet me kufomën në Kosovë, por kësaj here kthehet i vetëm pasi, siç ka deklaruar për Tëvë1, situata është komplekse dhe po luhet një lojë politike në Serbi për këtë çështje.
Koci tregoi për kërkesën e re dhe të vonuar që ka Beogradi për çështjen Hajrizi.
Koci ka kërkuar nga zyrtari në fjalë t’i mundësohet nënës së Fatonit ta shoh kufomën, por i ishte thënë se ishte e pamundur, pasi arkivoli është i mbyllur hermetikisht dhe se nuk është në gjendje të mirë kufoma, e që e bëri avokatin të reagojë.
Koci ka kërkuar që me këtë barrë të merret edhe shteti me të.
Avokati Arianit Koci pas qëndrimit dy ditor në Serbi është kthyer në Kosovë dhe do të vendosë nëse do të kontaktojë EULEX-in për këtë çështje.
Sipas informacioneve të zyrtarëve serb, nuk dihet kur do të kthehet trupi I pajetë I Hajrizit pasi ata po presin informacione nga Gjermania./teve1.info