Roza e mban premtimin që i bëri Françeskës në Big Brother, por kjo foto po çmend rrjetin…

Ndonëse gjatë BBV nuk kishin marrëdhënien më të mirë shoqërore dhe debate të vazhdueshme, në një moment gjatë një feste brenda shtëpisë Roza i premtoi Françeskës që kur të shkonte me pushime me mikeshat e saj, Riken dhe Erjolën, Françeska do të shkonte me to.

Dhe po, Roza e mbaji premtimin qe e kishte dhene.

Gjatë ditëve të fundit Roza, Erjola, Rike dhe Françeska kanë qenë së bashku për pushime në jug të vendit, ku nuk kanë munguar fotot e shumta prej tyre në rrjete sociale.

Më së shumti një nga fotot, ku vajzat me humor ‘heqin qafe armiken’ e tyre Françeskën.

Fotoja ka ngjallur mjaft reagim në rrjet dhe po – edhe pse është një batutë, mund të ishte skenar interesant i ndonjë filmi!

Shiko fotot: