Demokratja Jennifer Wexton hyri në histori si përfaqësuesja e parë që përdori një model të zërit të saj të krijuar nga inteligjenca artificiale për të folur në emër të saj në Kongresin amerikan.
“Beteja ime me paralizën supranukleare progresive, ose PSP, e ka bërë të pamundur që të përdor zërin tim të plotë dhe të lëviz siç bëja dikur”, tha Wexton përmes modelit të AI.
Wexton njoftoi në muajin shtator se nuk do të kërkonte rizgjedhje, duke përmendur problemet shëndetësore që ajo besonte se do të përkeqësoheshin.
Ajo ka bërë të ditur se në votimin e radhës do të paraqitet pas përfundimit të mandatit, ndoshta me karrocë.
Kur ajo dëgjoi për herë të parë interpretimin e AI të zërit të saj, Wexton e quajti atë “muzikë për veshët”.
“Ishte gjëja më e bukur që kam dëgjuar ndonjëherë, kam pasur lot gëzimi”, tha ajo.
Wexton tha se diagnoza i ka sjellë një “ndjenjë të përtërirë vendosmërie” dhe se kjo është një mundësi për të përdorur një platformë unike për t’u përpjekur për të ndihmuar të tjerët.