Rike Roci është një personazh mjaft i komentuar në rrjet kohët e fundit, sidomos pas pjesëmarrjes në BBV dhe reklamës për “Lori-Caffè”, për të cilën u komentua gjatë në rrjet.
Gjatë BBV, Rike tha se ishte duke u njohur me një djalë, personazh i njohur për showbizin dhe rrjetin, të cilin nuk e zbuloi ndërsa vendosi ta quante “Mëkati”.
Mirëpo, pas daljes nga BBV modelja tha se ai raport kishte përfunduar dhe nga sa mund të kuptojmë nga rrjetet sociale të Rikes, ku gjithnjë shihet pranë mikeshave të saj, duket sikur vërtet ka përfunduar.
Nga ana tjetër ditën e djeshme, Rike ka postuar një foto të hënës, ndërsa shkruan: “Të mendoj…”.
Shiko foton: