Paga e trajnerit të Shqipërisë – një milion euro

Federata Shqiptare e Futbollit dje gjatë ditës konfirmoi lajmin se trajneri Sylvinho ka vazhduar kontratën deri në dhjetor të vitit 2025.

Gazeta shqiptare, “Panorama” ka mësuar se paga e re e trajnerit brazilian te Shqipëria është 1 milion euro, kurse nga 250 mijë euro marrin dy asistentët e tij, Zabaleta dhe Doriva.

Herën e parë, Sylvinho kishte marrë 750 mijë euro në vit, kurse nga 150 mijë euro asistentët e tij.

Sylvinho shkroi histori, duke e kualifikuar Shqipërinë deri në Euron 2024.

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në një Kampionat Evropian, pas atij të 2016, ku u përball me kundërshtarë të nivelit të lartë në Euro 2024 ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.