Pasi doli nga shtëpia e BBV, aktori i njohur Julian Deda ua ka sugjeruar të gjithëve ta provojnë.
Është një përvojë unike, ndër më të bukurat që ka përjetuar në jetë, ndaj Juli ia ka sugjeruar kujtdo që e ka pyetur “si është të jesh brenda asaj shtëpie?”
I ftuar së fundi në “Pushime on Top”, aktori i njohur i humorit iu rikthye edhe një herë përvojës në BBV, por sidomos miqësive që vijuan edhe jashtë. Tani që me shumë prej banorëve Juli ka raporte shumë të mira, nuk ka asnjë hatërmbetje me askënd. Nuk ka pse. Siç tha ai, gjithçka ka ndodhur, ka mbetur brenda “Big Brother”.
Ama, nëse do të veçonte një emër, të cilin edhe do të kishte dëshirë ta shihte në “Big Brother”, ai është Ermal Mamaqi.
“Unë ua kam sugjeruar të gjithëve. U kam thënë të gjithëve “futuni, vetëm se mendo çfarë do të bësh, në kuptimin ndaje mendjen që do futesh në Big Brother”. Kë do të doja të shikoja aty brenda? Edhe pse nuk jemi miq, do doja ta shikoja brenda Ermal Mamaqin …”