Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar disa foto dhe video nga prapaskenat e xhirimeve të reklamës më të fundit për “Porsche”.
Në postimin e saj në Instagram, ajo ndau momente nga ky projekt, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një skenë të veçantë dhe të papritur.
Në video, Dua shfaqet duke lëvizur me një barkë të rrumbullakosur dhe duke i befasuar të gjithë me pamjen sikur të ishte shtatzënë. Kur të tjerët e pyesin për këtë, ajo me humor përgjigjet, “Shumë tacos”, duke treguar se fryrja vinte nga ushqimi dhe jo nga diçka tjetër.
Dua Lipa ndau emocionet dhe përvojën e saj nga ky projekt me “Porsche”, duke shkruar në postim:
Projekti i ëndrrave të @Porsche me ekipin e ëndrrave. Kur u bë kjo për herë të parë pyetja ime e vetme ishte ‘sa larg mund ta çojmë atë’ kështu që shkuam deri në fund! Filmi i plotë në Porsche YouTube.