Një debat virtual ka përfshirë dy motrat këngëtare Arta e Ana Kabashi dhe Bardhin.
Shkak u bë një intervistë e Artës, ku u shpreh se nuk ka asnjë komunikim me Bardhin pas përfundimit të “Big Brother VIP 3” dhe se në mes është përfshirë partnerja e tij, Sara Gjordeni.
Menjëherë më pas, erdhi një reagim nga Bardhi përmes rrjetit social “Instagram”. Sipas tij, komunikimi u ndërpre sepse Arta flet keq për të dhe partneren e tij nëpër intervista. “Në televizion je tjetër, ndërsa live je tjetër”, i thotë Bardhi Artës.
“Ekziston inbox-i bre Artë, se je mbyt duke dalë duke folur keq nëpër intervista, për këtë nuk të flasim, nuk kam për çfarë të them faleminderit kur në televizion je tjetër, e live je tjetër. Ke mundur të na kursesh, nëse na kishe pasur shokë, edhe një gjë mos harro se në këtë shoubiz ndez me punë edhe përkushtim, nuk ndez duke i sharë të tjerët nëpër intervista. Deri kur më?”, shkroi artisti.