Babai i këngëtares së njohur shqiptare, Dua Lipa, Dugagjini ka folur hapur për raportin e vajzës së tij me bashkëkombëset, artistet Rita Ora dhe Bebe Rexha.
Në prag të festivalit “Sunny Hill 2024” që organizohet çdo vit radhazi nga familja Lipa, Dugagjini ndodhet në Kosovë, ndërsa ka treguar edhe arsyen se përse në këtë ngjarje të rëndësishme nuk ka qenë e pranishme Rita Ora, teksa vlen të kujtojmë se për herë të parë këtë vit do të performojë këngëtarja Bebe Rexha.
Sipas tij, arsyeja e mospranisë së Ritës nuk ka lidhje me atë që aludohet në media, pasi vajzat ruajnë një raport goxha të mirë, por për shkak të angazhimeve të shumta që ato kanë, çka ju ka pamundësuar shpeshherë pjesëmarrjen.
Dukagjini shprehet se artistja Ora është ftuar në secilin edicion, por koha e festivalit përkon me axhendën e ngjeshur të tyre, ndërsa shton se në të ardhmen e afërt prania e saj do të bëhet realitet.
“Artistët tashmë i njohin Kosovën dhe Shqipërinë përmes Sunny Hill, ne nuk promovojmë vetëm Kosovën, promovojmë vendet e rajonit.
Artistët e mëdhenj si Dua, Rita Ora apo Bebe Rexha kanë jetën e paraaranzhuar.
Ne e ftojmë çdo vit Rita Orën, por në kohën kur mbahet i ka rastisur të mos ketë mundësi. Por, edhe ajo do të jetë mysafire patjetër”,- është shprehur Dugagjini, babai i këngëtares Dua Lipa.