Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga mbarimi i Big Brother VIP Albania 3.
Sivjet fituese u shpall aktorja Egla Ceno, në vend të dytë u rendit Julian Deda, kurse të tretin e rrëmbeu Romeo Veshaj.
Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, fitorja e Eglës është duke u diskutuar akoma në rrjete sociale.
Duket se një pjesë nuk janë pajtuar akoma me këtë dhe po vazhdojnë të bëjnë aludime të ndryshme.
Ish-konkurrentja i është përgjigjur sërish zërave se e ka fituar edicionin e tretë për shkak të lidhjes familjare që ka me drejtuesit e Top Channel.