Ish-banorja e Big Brother Vip ka bërë një deklaratë të papritur për raportin e saj me Bardhin, artistin nga Kumanova i cili gjithashtu ka qenë pjesë e këtij formati.
Arta është shprehur e zhgënjyer, se nuk mori as të paktën një falenderim nga Bardhi kur e uroi se do të bëhet prindër i një vajze, e sipas saj në mes qëndron Sara, partnerja e tij.
“Kur e urova, Bardhi s’mund të më thoshte as faleminderit sepse e shihte Sara shtrembër”, është shprehur ajo.
Kujtojmë se dy ish-banorët kanë patur një raport miqësor i cili mesa duket nuk është më njësoj.