Gazmend Muja, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujës, ka kërkuar drejtësi për vrasjen e policit serb, një ditë pasi kishte ndodhur vrasja në qytetin Lloznicë të Serbisë.
Para se të vritej Faton Hajrizi, policia serbe e kishte shpallur në kërkim vëllain e tij, Artan Hajrizin si të dyshuar për vrasjen e policit serb.
Në lajmin e publikuar nga portali serb “Kossev.info”, Gazmend Muja ka komentuar në gjuhën serbe duke e cilësuar rastin si “tipik kriminel” dhe duke shpresuar që autorët e krimit të arrestohen.
“Një rast tipik kriminal, vrasja e policit dhe plagosja e një polici tjetër. Shpresojmë që autorët e këtij krimi të arrestohen sa më shpejt dhe të marrin dënimin e merituar”, kishte komentuar Muja.
Pasi komenti i tij është bërë “screenshot” dhe është shpërndarë në rrjete sociale, Muja e ka fshirë komentin nga lajmi në portalin serb./Sinjali/