Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, shikohet me shqetësim nga kampi republikan. 59-vjeçarja, ish-senatore amerikane dhe Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë, do të mund të jetë gruaja e parë që do të bëhej Presidente e Shteteve të Bashkuara nëse do të zyrtarizohet si kandidate e partisë dhe do të mbizotëronte në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Ajo është personi i parë afro-amerikan dhe aziatik që ka shërbyer si zëvendëspresidente. Mandati i saj trevjeçar e gjysmë në Shtëpinë e Bardhë është karakterizuar nga një fillim i dobët. Sondazhet e fundit theksojnë se Harris mund të jetë kandidate e fortë kundër Trump.
Disa demokratë besojnë se Harris mund të aktivizojë grupet me prirje demokratike, entuziazmi i të cilëve për Biden është zbehur, duke përfshirë votuesit me ngjyrë, votuesit e rinj dhe ata që nuk e miratojnë trajtimin e Bidenit për luftën Izrael-Hamas.
Harris do të merrte përsipër paratë e mbledhura nga fushata e Bidenit dhe do të trashëgonte infrastrukturën e fushatës, një avantazh kritik me vetëm katër muaj përpara ditës së zgjedhjeve më 5 nëntor.