Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, gjatë një koncerti të saj u shpreh se ka kaluar edhe periudha të vështira në jetë dhe me këtë deklaratë, falenderoi psikologen e saj.
“Dua të bëj një monolog të vogël.
Ndodh ndonjëherë që jo të gjithë kalojmë periudha të bukura, por e rëndësishme është që të kesh njerëzit e duhur në krah.
Adelina të falenderoj shumë zemër, për gjithçka, për gjithë suportin që më ke dhënë në të gjithë rrugëtimin tim dhe gjatë gjithë shtatzënisë sime.
Ishe një krah i fortë, faleminderit shumë”, tha këngëtarja.
Kujtojmë se Xhensila është ndarë nga Besi në periudhën kur ajo ishte shtatzënë me djalin Amen, ndaj me siguri ka pasur shumë nevojë për ndihmën e një eksperteje për ta përballuar të gjithë stresin që po kalonte.