Policia e Kosovës ka gjobitur tre shoferë me nga 400 euro, si dhe ua ka ndaluar vozitjen për dhjetë muaj, shkruan Reporteri.net.
Kjo pasi të njëjtit po zhvillonin gara të shpejtësisë në autostradë.
Njoftimi:
“Identifikimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë”
Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 € dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku.