Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, thotë se ish- i burgosuri Faton Hajrizaj, nuk e ka vrarë ushtarin rus në vitin 2000, në Skenderaj.
Sipas Halilajt, Faton Hajrizi, si i mitur, e ka marrë fajin përsipër, por ai nuk e ka gjuajtur ushtarin rus.
“Është gju nga një person tjetër, është plagos”, tha Halilaj në Klan, transmeton Jepi zë.
Avokati thotë se Hajrizi vetëm ia kishte rrëmbyer armën ushtarit rus, por nuk e ka plagosur atë.
“Ai [Faton Hajrizi] vetëm ia ka vjedhë armën. I njëjti fat do ta kishte pritur secilin ushtar. Nuk ka pasur të bëjë me ushtarin rus”, ka thënë Halilaj.