Analisti Valon Syla, ka reaguar pas vrasjes së Faton Hajrizit nga policia Serbe, duke kërkuar përgjegjësi nga Qeveria e Kosovës, kryeministri dhe ministrat e tij.
Në një postim në Facebook, Syla ka pyetur se a jep ndokush përgjegjësi dhe dorëheqje për këtë rast.
“O Albin Kurti. Qysh je?
Qeveria Albin Kurti, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla
I burgosuri kosovar;
1. Iku nga burgu.
2. E kaloj kufirin ilegalisht
3. Kreu vrasje nga ikja
4. U vra nga policia Serbe
A ka pergjegjësi dikush.
A ka ndonjë dorëheqje, a veç jeni qaty Ministra e Kryeministra me shitë kopalla qysh shitni zakonisht”, ka shkruar Syla.