Xhaxhai i Konjufcës me prognozë: Do të kushtëzohet ekstradimi i Radojçiqit me atë të Faton Hajrizit

Xhaxhai i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Rabit Konjufca, ka komentuar zhvillimet e sotme, përkatësisht dyshimet rreth Faton Hajrizit, i cili u arratis para dy javësh nga burgu i Smrekonicës dhe dyshohet për vrasjen e një polici serb në Serbi.

Në një shkrim në Facebook, Rabit Konjufca ka deklaruar se “do të kushtëzohet ekstradimi i Radojçiqit me atë të Faton Hajrizit.”

“Kosovë-Serbi 1-1! Mbani mende. Fatoni do te kthehet ne Kosove pa asnje there ne kembe. Pastaj do te filloj gara e kushtezimit të ekstradimit te Radonqigit ne Kosove me ekstradimin e Fatonit ne Serbi.
Kjo eshte prognoza ime pa bastore!”, shkroi ai në Facebook.