E talli në rrjetet sociale Melonin për gjatësinë – Gazetarja italiane gjobitet me 5 mijë euro

Një gjykatë në Itali ka urdhëruar një gazetare që t’i paguajë 5,000 euro dëmshpërblim kryeministres, Giorgia Meloni, pasi u tall me gjatësinë e saj në mediat sociale.

Gjithashtu kjo nuk është hera e parë që gazetarja Giulia Cortes ka tallur kryeministren për gjatësinë e saj.

Gazatarja 36-vjeçare Giulia Cortese në vitin 2021 me anë të një postimi në platformën “X” e krahasoi Melonin me diktatorin fashist Benito Mussolini.

Uji i trëndafilit fshin aknet e qumështit
Ndërsa Meloni ne anë të një postimi në Facebook tha se ajo ishte një foto e falsifikuar dhe avokati i saj do të ndiqte veprime ligjore për këtë çështje.

“Reagimi juaj tregon atë që ju jeni: Një grua e vogël dhe ti nuk më tremb mua, Giorgia Meloni.

Në fund të fundit, ju jeni vetëm 1.2 metra e gjatë. Unë as nuk mund të të shoh”, tha ajo.

Pas gjobës gazetarja u shpreh se të qenit fajtor për një shaka ishte skandaloze.

“Ka një klimë persekutimi. Nuk e ndjej se kam më liri të shkruaj, sepse pasi të identifikohesh si një gazetar i papërshtatshëm për këtë qeveri, ata nuk lënë asgjë të kalojë,” tha Cortese.