Ani pse thuhet se numri i mërgimtarëve kosovarë është shumë i lartë në shtetet e huaja, sipas ASK-së, deri më tani janë regjistruar mbi 600 mijë persona.
Ky numër mund të rritet, pasi që regjiistrimi i diaspores do të vazhdojë deri në fund të gushtit në platformen online e-Kosova.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, sipas të cilave Kosova ka 1.586.659 banorë, prej të cilëve 795.046 meshkuj dhe 791.614 femra.
Raporti gjinor nuk ka ndryshime dhe mbetet i njëjtë. Femra 49.90% ndërsa meshkuj 50.10%.
Vetëm në 9 prej 38 komunave ka rritje të numrit të banorëve rezidentë, ndërsa në 29 të tjera kishte ulje.
Sipas të dhënave preliminare, mosha mesatare e popullsisë është 34.82 vjet.