Veprimi i papritur: Xhensila Myrtezaj poston foton e nënës së Bes Kallakut nga festa e Ajkës

Ditën e sotme vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt feston ditëlindjen. Dyshja bëri gjatë ditës urimet e tyre në mediat sociale që rrëmbyen vëmendjen e ndjekësve.

Në mbrëmje Xhensila ndau disa foto e video në Instagram ku tregonte një festë që kishte organizuar për Ajkën dhe shoqet e saj.

Mirëpo, mes fotove që postoi na rrëmbeu vëmenden veçanërisht njëra. Bëhet fjalë për një foto të Ajkës me nënën e Besit. Xhensila nuk ka vendosur asnjë mbishkrim mbi foto duke lënë shumë pikëpyetje.