“Përvëlohet” Athina, kamera termike regjistron 100°C në rrugët e kryeqytetit grek

Athina po përballet me temperatura ekstreme. Mediat vendase raportojnë se kamerat termike kanë regjistruar temperaturat në qytet, në një ditë ku temperaturat e ajrit ishin parashikuar deri në 35 gradë C.

Kamera ka kapur një temperaturë mbi 100°C në një rrugë në qendër të Athinës pranë një kamioni.

Pritet që vala e të nxehtit të përkeqësohet në ditët në vijim, ku temperaturat e ajrit në Athinë do të ngjiten deri në 43 gradë C.

Temperaturat e larta në vendin fqinj do të vazhdojnë të paktën deri të premten e ardhshme, 19 korrik.