Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka folur për dasmën e saj sekrete me regjisorin Taika Waititi. Këngëtarja dhe drejtori i Marvel u martuan në vitin 2022 gjatë një ceremonie private.
Megjithatë, dyshja janë të njohur për mbajtjen private të jetës së tyre personale, dhe Ora dha për herë të parë detaje nga dasma e saj.
Gjatë intervistës së fundit me Jimmy Fallon, këngëtarja ka shpjeguar se preferon të jetë larg vëmendjes dhe ka qenë e fokusuar në projektet e saj profesionale.
“A kishit një imitues të Elvisit në dasmën tuaj?” pyeti prezantuesi, duke treguar një foto të ceremonisë. “Po por e dini çfarë ishte çmenduria e këtij momenti? Ishte një surprizë. Unë nuk e kërkova këtë,” shpjegoi ajo.
“Nuk kishte asnjë plan, u martova pa e ditur dhe ishte shumë argëtuese. Kështu që thjesht rezervuam një hotel dhe bëmë një festë të vogël.” shtoi Ora.
“Kënga e parë që këndoi ishte “I’m Caught in A Trap”. Aty ishte edhe Tiffany Haddish, e cila është një mike e madhe e imja.”
Rita Ora mori propozimin në vitin 2022, dhe dyshja u martuan në gusht të atij viti, por ata nuk e konfirmuan lajmin deri në përvjetorin e tyre të parë vitin e ardhshëm. Dasma u zhvillua në Los Angeles me familjarët e tyre dhe rrethin e ngushtë.