Mërgimtari: 2000 franga personit që ia vodhi kalin mitrovicasit me kusht që t’ia kthejë menjëherë pronarit

Një mërgimtar ka shprehur gatishmërinë t’i japë 2000 euro që mitrovicasit t’i kthehet kali të cilin ia kanë vjedhur, shkruan Mitrovica SOT.

Ai ka thënë se është i gatshëm t’ia japë 2000 franga personit që ka vjedhur kalin me kushtin që kali t’i kthehet pronarit menjëherë.

Ndryshe, mitrovicasi i cili kalëronte kalin e tij nëpër qytet është shprehur i mërzitur për humbjen e kalit.

“Ma ligësi, ma poshtërsi nuk ka se me të prek aty ku nuk duhet”, tha ai, duke shprehur dhimbjen e tij. Ai raportoi rastin në polici, por deri tani nuk ka marrë ndihmë për gjetjen e kalit.

Mes lotësh, ai bëri një lutje publike për kthimin e kalit të tij: “Pashë Allahun, kthemani. Kthemani se i jemi o. Kërkujt borxh s’i kom”, është shprehur ai në një intervistë para disa ditësh.