Nuk ka ndjesi më të mirë sesa ajri i freskët në shtëpi, pas një ecje në vapë.
Shpesh në verë tentojmë që temperaturën e kondicionerit ta ulim sa më shumë në mënyrë që të freskohemi.
Por a është kjo mënyra e duhur dhe sa është temperatura ideale?
Ka disa faktorë që përcaktojnë se sa duhet të keni temperaturën e ambientit ku rrini, gjatë stinës së verës.
Ka shumë të vërteta në thënien se nuk është temperatura, por lagështia ajo që ka rëndësi.
Kur është nxehtë, është lagështia e ajrit që i bën njerëzit të ndihen jo rehat, sepse gjëndrat e djersës së trupit nuk funksionojnë siç duhet.
Djersitja ndihmon për ekuilibrin e temperaturës së trupit duke avulluar një pjesë të nxehtësisë.
Në fakt, për të rregulluar temperaturën e trupit, njeriu djersit normalisht në një temperaturë 37 gradë.
Kur ajri është i thatë, ndiheni rehat.
Pra, gjëja e parë që duhet të bëni është zvogëlimi i lagështisë në shtëpinë tuaj. Për fat të mirë, kondicionerët e kryejnë shumë mirë këtë punë.
Një problem i zakonshëm i lagështisë është që kondicioneri juaj mund të jetë shumë i madh ose shumë i vogël për shtëpinë.
Madhësia e kondicionerit duhet diskutuar gjithmonë më specialistët.
Rregulli i artë i temperaturës së kondicionerit në shtëpi gjatë verës është që në ambientet e brendshme temperatura të jetë rreth 10 gradë më poshtë se temperatura e jashtme.
Pra nëse temperatura jashtë është 35-36 gradë, temperatura në shtëpi duhet të jetë rreth 25-26 gradë.
Temperatura e kondicionerit, duhet të variojë mesatarisht 22-26 gradë Celcius.
Shumë e rëndësishme është edhe temperatura e ambientit ku flini.
Sipas të dhënave temperatura e dhomës ku flini duhet të jetë rreth 28-29 gradë nëse flini të veshur lehtë dhe 18-19 gradë nëse flini të veshur disi më shumë.
Luhatja e temperaturës mund t’ju shkaktojë dëme në shëndet.