Mitrovicasi i cili shëtitej me kalin e tij nëpër mjediset e liqenit akumulues, ka kërkuar që t’ia kthejnë kalin.
Në një intervistë për Lajmi.net, ai tha se kali i është vjedhur para derës së shtëpisë dhe se ai është mërzitur shumë nga ky rast.
“Ma ligësi ma poshtërsi nuk ka se me të prek aty ku nuk duhet”, u shpreh ai.
Ai tha se rastin e ka lajmëruar në polici, por nuk ka marrë ndihmë në gjetjen e tij.
“Pasha Allahun edhe kaq herë ju kisha ble veç mos me ma marr kalin, se të thom të drejtën u kanë si një lloj terapie. Ai u kanë gjithçka për mu”, u shpreh mitrovicasi.
Ai mes lotësh ka kërkuar që t’i kthehet kali për të cilin më parë kishte thënë se e kishte si terapi.
“Pash Allahun kthemani. Kthemani se i jemi o. Kërkujt borxh si kom”, tha me gjysmë zëri ai.