Gazetari kundër kosovarëve! Ikni more hajvana, Shqipëria nuk varet prej nesh

Nga Berat Buzhala

-Ne Vlore po ndertohet nje aeroport nderkombetar, qe i mundeson edhe fluturimet transatlantike;

– Ne Palase, afer Dhermise, po ndertohen 7 hotele me pese yje, perfshire brendet me te famshme boterore;

– Ne Vlore po ndertohet nje shetitore rreth 30 kilometra e gjate, qe shkon deri ne Orikum;

– Ne Sarande gjuha qe e degjon me se paku eshte gjuha shqipe, kurse turistet e vendeve skandinave, ata me te pasurit ne bote, jane turistet me numrin me te madh. Qindra mijera prej tyre kane blere edhe banesa.

– Ne Aeroportin e Rinasit po fluturojne mbi 1 milion njerez ne muaj;

– Buxheti i Shqiperise eshte rreth 7 miliard edhe njehere me i madh se i Kosoves, ndonese Shqiperia ka me shume se Kosova vetem rreth 900 mije banore;

– Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s dhe anwtaresimi i saj ne BE eshte ceshtje 5-10 vitesh;

– Shqiperia eshte aleati kryesor i Amerikes ne kete pjese te Ballkanit, edhe ate pa marre parasysh cila parti e ka pushtetin atje.

Ne anen tjeter, ka njerez te marre ne Kosove qe mendojne se turizmin ne Shqiperi e mbajme ne gjalle.

E para, na kurre ne Shqiperi nuk kemi shku ne deti per arsye patriotike, por sepse ka qene lire dhe sepse te shumten e rasteve jemi monolingual, na ka ardhe me lehte me u kuptu – posacerisht ne Shengjin, Golem e Velipoje.

Sa me afer BE-se, sa ma e forte ekonomikisht, aq me shtrenjte ka me qene Shqiperia. Mos besofshi shkoni deri ne Kroaci.

Normalisht qe ka me kushtu pak ma shtrenjte kur ne shezllonin tjeter eshte Kasperi nga Oslo, e jo Shabani nga Çabiqi, a Deda nga Zllakuqani.

Mos u boni te marre, tashme Shqiperia nuk varet prej nesh. Ne varemi nga Shqiperia.

Ah, po. Ne Shqiperi ka krim dhe korrupsion, sic ka ne cdo vend tjeter. Madje eshte endemik, por fatbardhesisht tash Shqiperia e ka edhe SPAK-un, qe po i heton, po i arreston, e shume edhe po arratisen.

Do me thane, si i bonem dy plazha ne liqenin e Ujmanit, po mendojme qe tash s’kena nevoje per askend.

Ikni atje more hajvana.