Ish-banorja e BBV, Ledjona Xheladinaj, që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ka qenë mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale.
Ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën, e kështu ka ndodhur edhe me këtë të fundit.
Teksa ajo ka ndarë disa foto e video në “Instagram”. Në një nga postimet e saj, ndjekësit kanë vënë re se njërën dorë e ka të fashuar.
Për këtë gazetarja vendosi të përgjigjej, shoqëruar me foto:
“Nuk jam vrarë, thjeshtë një kontraktim damarësh që po përmirësohet fatmirësisht”
Ish-banorja e BBV3, Ledjona Xheladinaj, e ftuar në “Mos i bjer me Top”, me Ronaldo Sharkën, mes të tjerash foli edhe për punën e saj si gazetare investigative.
Ledjona tregon se shpesh herë ka rënë pre e kërcënimeve nga persona të ndryshëm, por u ka ardhur në ndihmë edhe atyre që janë ndjerë në rrezik.