Kryeministri shqiptar Edi Rama po merr pjesë në Samitin e NATO-s të që po mbahet në Washington që nga e marta.
Në fotografinë familjare që kanë bërë liderët e vendeve të Aleancës, Rama shkoi me atlete të bardha.
Kjo i bëri përshtypje presidentit francez Emmanuel Macron, i cili e përcolli me vëmendje ecjen e tij. Më pas ai ia aprovoi stilin jo të zakonshëm të Ramës për ngjarje të tilla.