Një grua e re ka sjellë në jetë fëmijën e saj brenda ambulancës së spitalit në Lezhë.
Gruaja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur ishte nisur me ambulanc drejt maternitetit, mirëpo bebi nuk priti derisa ajo të mbërrinte.
Ka qenë Urdhri i Infermierëve të Qarkut Lezhë që ka postuar këtë ngjarje.
“Nje histori e bukur qe nis me gezimin e asaj dite . Dhe ndersa temperaturat e larta pushtojne vendin nje nene e re niset drejt Shkodres per te lindur. Por ja qe koha nuk pret per ta realizuar ne kushtet normale te nje Spitali.
Jane profesinistet mami te Maternitetit “Zef Zefaj” Lezhe te cilat e realizuan kete lindje ne ambulancen qe trasportonte kete nene .
Gjithcka kaloi normalisht ne kushte jo normale fale kujdesit shendetsor dhe profesionalizmit .
Nena dhe bebi gezojne shendet te plote dhe falenderimi shkon pertej perulesise per keto profesioniste qe gezuan zemren e Sherbimit shendetsor dhe mbare komunitetit !”, shkruhet në njoftim.