Sulmuesi i talentuar 16-vjeçar, Lamine Yamal thuhet se ka një klauzolë astronomike lirimi në kontratën e tij me Barcelonën.
Yamal kishte qenë në qendër të vëmendjes pasi ai doli në skenë gjatë sezonit 2023/24.
Paraqitjet mbresëlënëse të 16-vjeçarit me Barcelonën, Yamalit ia siguruan një vend në formacion startues për Spanjën.
Përgjatë ‘Euro 2024’ në Gjermani, Yamal shkëlqeu duke shënuar një gol dhe duke dhuruar tri asistime në gjashtë ndeshje sa i ka luajtur.
Goli i tij i barazimit ishte vendimtar në ndeshjen kundër Francës. Menjëherë pas tij, erdhi goli i Dani Olmos që siguroi një biletë për në finale në ‘Euro 2024’ për spanjollët.
Yamal përveç suksesit kolektiv, arriti edhe sukses personal. Ai u bë lojtari më i ri në histori të futbollit që ka shënuar në ‘Euro 2024’.
Për krejt këto arritje, është aktivizuar Barcelona së fundmi. Sipas CNN, Yamal ka nënshkruar marrëveshje të re me Barçën në tetor të vitit që shkoi, klauzola e së cilit është një miliard euro. Gjegjësisht, një e treta e buxhetit të Kosovës. /Insajderi.org/