Iu premtuan si ‘cmim’ në Big Brother, Luiz Ejlli thotë se akoma nuk ja ka dhene… AKUZON!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë nisur pushimet së bashku me nënën e artistit shkodran dhe vajzën e tyre, Luna Mari.

Çifti këtë kohë ka qenë shumë aktiv edhe në rrjete sociale, duke zbuluar për publikun se si po kalojnë në Bodrum të Turqisë.

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP zbuloi se produksioni i këtij formati ende nuk ia ka dhënë pushimet në Maldive.

”Nuk i bëmë Maldivet, se di pse. Ata qofshin”, ka thënë këngëtari në fund të videos.

Nuk dihet arsyeja, ndonëse ka kaluar më shumë se një vit që nga mbarimi i BBVA 2.

Në ndërkohë, në edicionin e tretë të Big Brother fituese u shpall aktorja Egla Ceno.