Ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj nuk do të ekstradohet në Kosovë.
Gjykata e Lartë e Tiranës vendosi sot rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Apelit për ta dërguar atë në vendin fqinj, për llogari të Gjykatës Speciale.
Organi i akuzës u detyrua të ankimonte vendimin e Gjykatës së Apelit, pasi kjo e fundit refuzoi esktradimin e tij.
Në korrik të vitit të kaluar Dritan Goxhaj u arrestua nga policia me qëllim për ta përballur me akuzat për krime lufte gjatë kohës kur ai shërbente në Ushtrinë Çlirimtare.