Ish oficeri Dritan Goxhaj thotë se Serbia nuk mund të marrë territor në Kosovë me 300 persona. Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Goxhaj u shpreh se këto deklarata janë panik nga qeveria e Kosovës, që më shumë i shërben Serbisë.
Ndërsa kapiten Artur Meçololari deklaroi se anëtarësimi i Kosovës, nuk do të thotë garanci për mbrojtjen, por konsolidim i shtetit të pavarur.
Dritan Goxhaj: Nuk po flemë gjumë, në aspektin, po hynë serbët atje, ne do presim të vijë NATO. Raporti i forcave është pothuajse i barabartë. Një divizion e kanë ata, një divizion i armatosur është edhe në Kosovë. Kemi forca të policisë, kemi forca të FSK-së. 30 veta nuk marrin dot një territor, as 300 veta që thotë qeveria e Kosovës. Është çështje paniku. Është panik që po i shërben më shumë Serbisë, sesa Kosovës. Me atë lloj paniku, po lë jashtë të gjithë investimet e huaja. Asnjë investitor i huaja kur dëgjon një kryeministër dhe një kryetar parlamenti, që thotë, po na sulm0on Serbia, ia fusin vrapit dhe nuk investojnë në Kosovë. Është çmenduri e paparë nga kjo lloj qeverie. Nuk po stërvitet njeri në kufi. Nëse do të sillte forca Serbia, nuk do të merrte teritor.
Artur Meçollari: Ne po e trajtojmë anëtarësimin e Kosovës në NATO si një garanci të mbrojtjes. Nuk është garanci e mbrojtjes. Është thjesht proces i konsolidimit të shtetit të pavarur. Është ështje konsolidimi.