Pyetja që u bëhet më shpesh artistëve, është sesa paguhen në koncerte. E kësaj pyetje nuk i shpëtoi as Era Rusi, një nga këngëtaret më të njohura të estradës shqiptare.
Teksa ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në “Top Arena” moderatorja e pyet: “Sa para merr nëpër dasma?”
Duke u mundur ti shmanget përgjigjes Era tha:
“Problemi është që ti duhet të paguash orkestrën, DJ, foninë janë shumë gjëra. Çmimi rritet në varësi të komponentëve që klienti kërkon të shtojë, këshu që sa më shumë gjëra të mëdha dhe të bukura të duash të besh aq më shumë do hidhesh”– perfundon duke qeshur këngëtarja, duke na lënë të kuptojmë se shuma që ajo merr është e lartë dhe e justifikon punën e bërë.
Rikujtojmë që Era njihet si një këngëtaret me vokalin më të mirë. Ajo është shumë e kërkuar dhe ftohet në koncerte dhe në dasma.