Françeska Murati dhe Roza Lati, të dyja ish-banore të “BBV3”, kanë pasur përplasjet e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Mirëpo siç duket pas daljes nga formati dyshja ka bërë paqe me njëra-tjetrën dhe çdo gjë e kanë lënë pas.
Këtë e tregon më së miri postimi që ato kanë bërë nëpër rrjete sociale teksa duket se po shijojnë këto ditë të nxehta vere në bregdet.
Të dyja ato kanë postuar video dhe foto të njëra-tjetrës duke shijuar jugun e Shqipërisë, teksa në një postim, Françeska shkruan: “Ata që zihen, duhen më shumë”, duke e shoqëruar me fytyrë duke qeshur dhe me një zemër të bardhë.
Shiko foton: