Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq vlerësoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në shkrimin e tij për New York Times është përpjekur ta paraqesë Beogradin si faktor destabiliteti në Ballkanin Perëndimor.
Në një postim në rrjetin social X (Twitter), Gjuriq njoftoi se do të informojë në detaje përfaqësuesit e më shumë se 30 vendeve për gjithçka që do të mblidhet në samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington, “për t’u shpjeguar edhe një herë se historia e Serbisë së sotme është një histori suksesi”, shkruan tanjug.
Ai theksoi se “retorika agresive dhe të pavërtetat me të cilat Kurti tentoi të mashtrojë opinionin ndërkombëtar në një stil retrograd dhe anakronik flasin për natyrën e tij konfliktuale dhe synimin e tij për të destabilizuar me çdo kusht Ballkanin Perëndimor”.
(Kosova Sot Online)