Ky është aplikacioni që mundëson të gjeni gjithçka në Shqipëri, nga hotelet deri te farmacitë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar aplikacionin TEA, i cili u vjen në ndihmë të gjithë turistëve në Shqipëri.

Ai ka publikuar në “Facebook” një video, ku ndan detaje lidhur me këtë aplikacion, duke theksuar se të gjithë mund të gjejnë evente kulturore, artistike dhe çdo shërbim rreth vendpushimit që doni.

Rama ka shtuar se në TEA mund të gjithë mund të gjejnë gjithçka, si hotele, restorante, farmaci dhe bankomate.